Roland Qafoku; Studiuesi sjell për herë të parë portretizime të plota për secilin nga diplomatët, e ndërthurur kjo me dëshmi, dokumente, rrëfime, botime dhe fotografi që vijnë për herë të parë. Për këtë botim, Qafoku ka shfrytëzuar arkivin e Departamentit të Shtetit, Librarinë e Kongresit, gazetata amerikane të kohës, Arkivin Qendror të Shtetit, Arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, libra me kujtime, intervista të pasardhësve të tyre dhe intervista me protagonistë.