Nje album me fotografi artistike nëpër Shqipëri. 184 fotot e këtij libri përfaqësojnë sintezën e një vëzhgimi të vëmendshëm që përfshin një periudhë kohore prej 1993-2017. Ata që vizitojnë Shqipërinë, sipas tij nuk duhet të krijojnë një vizion sipërfaqësor të vendit, por të përpiqen të depërtojnë në thellësitë e shpirtit të tij magjepsës. Fotografitë bardhë e zi thotë ai, i japin shpirt imazheve. Po cfarë mesazhi jep ai nëpërmjet fotografive?