Ne e kemi çuditërisht të vështirë të pranojmë sa shumë nevojë kemi për to dhe, tekefundit, idenë që duhet të jemi ne në shërbim të tyre. Dhe jo e kundërta. Ndoshta problemi qëndron në faktin se bimët na detyrojnë të mendohemi, dhe jo gjithnjë kënaqesh me atë që mendon: me mundësitë e jetës, me kufizimet tona, me kohën dhe plakjen, me vdekjen dhe rilindjen.