Kryeministri Edi Rama, në takimin e Komisionit për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut, nën kryesinë e dy kryeministrave, të Shqipërisë dhe të Kosovës, theksoi se ky vit do të shërbejë si “yll orientues të rrugës sonë të përbashkët krah për krah njëri-tjetrit në funksion të një të ardhmeje më të mirë për të gjithë shqiptarët”.