Vitamina C njihet ndryshe si Vitamina e jetes se ndihmon në neutralizimin e radikalëve të lirë. Meqë trupi nuk e prodhon këtë vitaminë është e nevojshme të futet në organizëm përmes ushqimit. Vitamina C ndikon në shumë procese në organizëm si: rigjenerimi i indeve të dëmtuara, i plagëve, lidhja e kalciumit në kocka, ndërtimi i mureve të kapilarëve të gjakut dhe ruajtja e elasticitetit të tyre.