Virozat mbushin spitalet, Mjekët: Mos merrni antibiotikë
24/10/2019 20:11

Jemi në stinën e vjeshtës, por temperaturat janë tipike të verës. Temperaturat e larta nuk i kanë shmangur virozat, përkundrazi i kanë shtuar ato. “Virozat, sapo kanë filluar, janë tipike të stinës. Ato kanë prekur rrugët e frymëmarrjes. Njerëzit ankohen, se i kanë hundët e zëna, kanë kollë të thatë, kruarje të syve, që bën të ngatërrohen ndonjëherë me një alergji. Shoqërohet me dhimbje të përgjithshme trupi, ka njerëz që ndihen të dobët, pa fuqi që në mëngjes”, thotë mjekja familjare Anjeza Frakulla. Mjekja thotë se kjo gjendje mund të shoqërohet edhe me temperaturë subfebrile, 37 gradë. Duhet përshtatur veshja, e trashë në mëngjes dhe e hollë në drekë, pasi djersitja shkakton probleme. Njerëzit të drejtohen tek mjeku i familjes për gjënë më të vogël, dhe mos të marrin antibiotikë vetë. Ata nuk janë në gjendje ta dallojnë qartë nëse duhet të përdorin antibiotikë ose jo. Në virozë nuk përdoren antibiotikë. I kam hundët e zëna, thotë një djalë i vogël. Më lotojnë sytë dhe kam kollë të thatë, më dhemb edhe kraharori shumë, thotë një zotëri. Nuk marrim antibiotikë, edhe kur na thotë mjeku i kërkojmë një zgjidhje tjetër, thotë një zonjë. Përshtatim veshjet, që të mos djersitim, se ky mot na sëmuri, thotë një zotëri.

Top News – ‘Tym i bardhë’ te territorialja. PS e PD gjejnë dakordësinë për kalendarin e konsultimeve
25/03 15:38
Top Channel/ “Dekriminalizoni shpifjen në media”, BE kërkon reforma dhe transparencë
25/03 15:20
Top Channel/ Gjykata liron protestuesit, u arrestuan më 22 Mars për dhunë e molotovë
25/03 15:17
Top Channel/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motoçikletës
25/03 15:17
Top News – Lirohen protestuesit e PD. Gjykata cakton detyrim paraqitje për 15 qytetarë
25/03 15:08
Top Channel/ “Turizmi” i naftës, shoferët shkojnë në RMV, çmimi 60 lekë më pak
25/03 15:06
Top Channel/ Nafta rrit çmimet e perimeve, importet shtrenjtojnë tregun, ankohen qytetarët
25/03 15:04
Top Channel/ “Denoncoi motrën dhe nipin në polici”, flet vëllai i gruas që u vra nga burri: Dhunues
25/03 14:20
Top News – ‘Raciste dhe e korruptuar’. Berisha komenton deklaratat e komisioneres Marta Kos
25/03 14:08
Top News – Rikthehet ëndrra amerikane. Por me pagesë dhe me kritere të reja për gjininë
25/03 13:30
Top Channel/ Zbulime të reja në Kalanë e Kaninës, gjendjen gjurmë 2400-vjeçare dhe struktura unike
25/03 12:32
Top Channel/ Turizmi në Gjirokastër me probleme! Zhurma dhe stafi i patrajnuar shqetësojnë sezonin
25/03 12:30
Top Channel/ 113 vjet nga tragjedia. Serbët vranë 27 të rinj në Lushnje
25/03 12:30
Top Channel/ Pas dy orësh në SPAK, ish-drejtoresha e AKSHI-t Karçanaj del nga Prokuroria e Posaçme
25/03 12:15
Top Channel/ Djemtë lënë babanë në morg! Krimi në Roskovec, viktimat varrosen veçmas, 9 fëmijët…
25/03 12:13
Top Channel/ Sot vendimi për portugezin Saraiva, vrau Ardian Nikulajn me llogari të Edmond Haxhisë
25/03 12:11
Top News – Për furnizim te fqinjët. Shtrenjtimi i karburanteve çon qytetarët në Kosovë e Maqedoni
25/03 12:07
Top News – Bashkëshortët varrosen të ndarë. Krimi i dyfishtë në Roskovec, autori ende në morg
25/03 12:05
Top News – ‘Policia shqiptare korruptohet lehtë’. Amerikania në Vlorë denoncon bashkëkombasin
25/03 12:04
Top News – Hoxha takohet me Ambasadorin Durmishi. ‘Kosova, përparësi e padiskutueshme e Shqipërisë’
25/03 12:03
DIGITALB DIGITALB