E dua vendin tim” është një show argëtues. Në këtë puntatë vihen përballe njëri tjetrit dhe konkurojnë me njohurinë e tyre mbi artin, televizionin, muzikën, histori, traditën e zakone, kulinari, gjuhësi dhe te tjera kuriozitete, Skuadra e Korçës Vs Skuadrës së Kukësit. Kapitene e skuadrës së Korçës është Jonida Maliqi, me anëtarë të ekipit Viola Spiro, Robert Budina, Zamira Kita. Skuadra e Kukësi përbëhet nga Reinold Gjoceraj, Alida Tota, Isa Haliaj dhe kapiten I skuadrës është Marin Orhanasi. Fituesja e kësaj puntate është Skuadra e Korçës. Rivaliteti midis tyre është jo vetëm një pjesë humoristike e emisionit por edhe shërben në demonstrimin e qëllimit të këtij programi. Qëllimi i tij është patriotik por edhe edukativ. Emisioni ka shumë elemente nostalgjike dhe iu kujton shqiptarëve historinë e artit, të filmit, dhe të muzikës shqiptare. Është edukativ sepse ndan fakte të ndryshme mbi Shqipërinë. Rregullat janë të qarta por edhe elastike. Kjo krijon një ambient të këndshëm ku lojtarët dhe audienca të kënaqen duke kujtuar historinë dhe zbuluar kuriozitete të reja mbi vendin e tyre. Një nga faktorët që gjallëron vazhdimisht lojën është që një pjesë e çdo kënge e përmendur gjatë programit këndohet nga banda e emisionit ose nga këngëtarë qe dalin në skenë. Ky program prezantohet nga Xhemi Shehu. Kjo puntatë është transmetuar për herë të parë më 09 Dhjetor 2012