Autore: Irini Meçe Producent: Edi Manushi Me pjesëmarrjen e veçantë të: Livia Brunga, Anxhelo Koçi, Shpat Kërleshi, Ina Pashollari dhe Xhesika Shkëmbi “Të Guximshmit” udhëtojnë drejt dy fshatrave autentikë të juglindjes: Boboshticës dhe Voskopojës, për t’i zbuluar dhe për t'i përjetuar ndryshe. Sfida e madhe; kalimi 7 orë ecje në këmbë nga Vithkuqi në Voskopojë, mes shtigjeve, natyrës që të lë pafjalë dhe momenteve që nuk i prisnim. Peizazhe magjike, emocione të forta, surpriza në çdo hap… dhe po, ndoshta edhe ndonjë shkëndijë pëlqimi rrugës.