Dhunë në kopshte dhe fëmijë që bien viktimë të edukatorëve të tyre të pandërgjegjshëm. Probleme të forta psikologjike, thyerje gjymtyrësh e deri në humbje jete. Institucione që heshtin dhe nuk bëjnë detyrën e tyre sidomos në rastet ndaj të miturve që kanë rënë viktimë e situatave nga më absurdet dhe të paperceptueshme në klinika e më gjerë. Çfarë po ndodh me proceset hetimore ndaj fajtorëve që kanë dhunuar apo u kanë marrë jetën të miturve? A marrin dënimin e merituar apo amnistohen sapo buja e ngjarjeve merr fund? Një hulumtim në disa prej ngjarjeve më të bujshme ku viktima kanë qenë fëmijët e vegjël, ndërsa institucionet e drejtësisë kanë dhënë vendime me shumë dritëhije në lidhje me ngjarjet.