Përfundon dënimin dhe lirohet nga burgu ish-zyrtaren e Ministrisë së Financave, Alda Klosi Më 19 mars 2024 Gjykata e Tiranës e shpalli fajtore Klosin për 'fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë' duke e dënuar atë me 2 vite e 6 muaj burg por me pranimin e gjykimit të shkurtuar i takonte të vuante 20 muaj burg. Ajo ka pasur dhe postin e ish-shefes së kabinetit të ish-ministrit të Shtetit për Rindërtimit. Gazetar: Luçiana Hulej