Pamje tronditëse nga brenda Burgut 313 në Tiranë. Kjo video, e siguruar nga Fiks Fare, dokumenton momentet kur i paraburgosuri Artan Zylyftari humbi jetën pasi nuk mori ndihmë mjekësore në kohë. Kamerat e sigurisë tregojnë qartë vonesën dhe mungesën e reagimit të stafit mjekësor, ndërsa viktima qëndron i shtrirë në korridor dhe ndihma e specializuar mungon. Sipas dëshmive dhe pamjeve filmike, mjeku nuk ndodhej në vendin e punës, ndërsa infermierja mbërriti me vonesë dhe pa pajisjet e nevojshme për një emergjencë kardiake. Nuk kishte defibrilator, medikamente, barelë apo mjetet bazë të ndihmës së shpejtë. Ngjarja ka ndodhur më 28 tetor 2023. Hetimet për këtë rast janë mbyllur dy herë nga Prokuroria e Tiranës, pavarësisht urdhrave të gjykatës për rihetim të zinxhirit komandues. Familjarët vijojnë të kërkojnë drejtësi dhe zbardhjen e plotë të përgjegjësive institucionale.