Top Channel publikon pamjet e sulmit të pallatit të sportit "Qazim Dervishi" në Shkodër, e përcaktuar si KZAZ. Godina mbahej e mbyllur për shkak se është në pronësi të bashkisë së Shkodrës. Partia Demokratike reagoi për ngjarjen dhe akuzoi nipin e deputetit të PS, Luan Harusha, se ka qenë në krye të këtij sulmi.