Bedrie Loka, 41-vjeçarja nga Durrësi, tronditi vendin me vetëvrasjen e saj( ne 2 janar) në një ngjarje që nxori shumë pista për këtë akt të rëndë. Në fillim u tha se ajo vrau veten për shkak të bullizmit në TikTok, megjithatë me hetimin e policisë u zbulua dhe dhuna psikologjike që bashkëshorti i saj, Xhemal Loka, ushtronte ndaj 41-vjeçares. Dhuna ndaj saj u konfirmua edhe nga familjarët ( vëllezerit e saj në daljet e tyre televizive) e fëmijët. Në një video të publikuar së fundmi, duket dhuna që ushtron Xhemali ndaj saj. Gazetare: Luçiana Hulej