Partia Demokratike zhvilloi të hënën e 7 tetorit, aktin e parë të mosbindjes civile. Me përplasje dhe molotov, protestuesit e nisën marshimin nga godina e kryeministrisë për të vijuar tek selia e PS, godina e Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Brendshme dhe Parlamenti i Shqipërisë. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka deklaroi në përfundim se ky ishte vetëm akti i parë i mosbindjes civile.