Tik taket e orës janë e vetmja shoqëri për 70 vjeçarin Dhimitër Muça nga Elbasani për të cilin vetmia ka nisur shumë herët, rreth 22 vite më parë. Baba i 4 fëmijëve, por pleqëria e ka gjetur të vetëm në këtë dhomë, që për të duket shumë e madhe. Mes vështirësive të moshës dhe herë herë edhe të sëmundjes, Dhimitri të vetmet shpresa i ka tek qendrat sociale.