Grevistët e urisë në Ballsh kanë ndërprerë të gjitha kontaktet me jashtë. Vendimin ekstrem naftëtarët e moren pas neglizhencës që kanë treguar sipas tyre instancat shteterore dhe drejtuesit e kompanisë azerbajxhanase. Grevistët nuk kanë lejuar ekipin mjekësor dhe autoambulancën të kryejnë kontrolin për shëndetin e tyre. Prej mëngjesit të sotëm grevistët kanë ndërprerë kontaktet edhe me mediat.