Fshati Veterrik në Bashkinë Berat po përballet me përmbytje të përsëritura nga lumi Osum, duke lënë rreth 125 hektarë tokë bujqësore nën ujë. Banorët tregojnë dëmet e mëdha në ullinj, shegë dhe kultura për bagëtinë, ndërsa institucionet flasin për projekte të ardhshme dhe kompensime. Në këtë video do të shikoni situatën në terren, intervistat me fermerët, Bashkinë e Beratit dhe Bordin e Kullimit, si dhe planet për të shpëtuar tokat nga përmbytjet