Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur këtë fushatë të jetë vetë protagonist duke kërkuar mandatin e katërt qeverisës. Në retorikën e tij në fushatën zgjedhore ai ka zgjedhur si armë të tijën shpatën që pretendon se ia ka dhënë drejtësisë dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian në vitin 2030.