#BietaSulo, autore & moderatore e #Ftesënë5, emisioni më i ndjekur i pasditeve shqiptare Tema: Vetëm një vjeç, i lindur në Romë me rrënjë nga Tepelena dhe Tirana, por me një instinkt që të bën të ndalosh e të shohësh. Që bebe, topi ishte pranë këmbëve të tij. Para se të mësonte të ecte, përpiqej ta godiste. Dhe në 7 muajsh, teksa shihte një ndeshje me të atin, fjala e tretë që tha pas “mama” dhe “baba” ishte… “gol”. Nuk zgjidhte lodra. Zgjidhte topin.Rastësi? Talent? Apo vazhdim i një ëndrre që nuk vdes? A është ky ndoshta fillimi i një historie që do ta rikujtojmë pas 15-20 vitesh në një stadium të madh? Te ftuar: Theo Haska Irsid Haska - Babai Asia Haska- Mamaja Gazetar: Roland Spahiu