Një vepër arti me stilin e pagabueshëm të artistit të njohur britanik të rrugës Banksy, në të cilën përshkruhet një i burgosur duke u arratisur, është shfaqur në murin e burgut të Reading në veri të Londrës. Në këtë burg është mbajtur në 1890 dhe shkrimtari klasik anti-stabiliment Oscar Wilde me akuza 'imoraliteti', madje është imortalizuar në poemën e tij 'Balada e gaolit të Reading’. Banksy njihet për kryeveprat e tij anonime me mesazhe sensibilizuese shoqërore, të realizuara fshehtas në vende publike. Vepra e fundit nuk ka ende autor.