Demokratët dhe socialistët testuan deri në orët e para të mëngjesit luftën e nervave mes tyre në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, i cili përtej debatit dështoi të prodhonte një hetim të plotë parlamentar. Por orët e gjata të pritjes në hollin e Kuvendit, pavarësisht se në liri, e detyruan Ilir Beqjan të hynte i paftuar në sallën e komisionit duke prodhuar një debat me tone të larta. Por ai lëshim nervash i Beqajt në Kuvend, u shfrytëzua nga opozita sot në seancë plenare, që e përqëndroi debatin në Parlament në sjelljen e ish-ministrit të Shëndetësisë dhe vendimin e PS për të ndalur hetimin parlamentar për koncensionet në shëndetësi. Por përse debati mes socialistëve dhe demokratëve la pezull pyetjen e Ilir Beqajt në Kuvend? Çfarë kishte për të dëshmuar ish-ministri i Shëndetësisë? Kush gaboi në strategjinë e tyre Komisionin e Shëndetësisë mes demokratëve dhe socialistëve?