Dosja “Hakmarrja për drejtësi” do të rigjykohet në gjykaten e Apelit të Krimeve të Rënda nga një tjetër trup gjykues. Ky ka qënë vendimi i Gjykatës së Lartë, e cila nuk ka marrë parasysh asnjë nga kërkesat e palëve në proces, as prokurorit të Prokurorise së Përgjithshme, as avokatit të të akuzuarit kryesor të këtij procesi, Orik Shytit.