Një jaht tip velier ka ngecur në cektin pranë portit të peshkimit. Për ta rikthyer në det do përdoret një vinç për shkak se është e pamundur tërheqja nga deti. Mjeti ishte me flamur italian dhe me ekuipazh një shtetase ruse dhe 2 ukrainas të cilët janë larguar për në vendin e tyre duke qëndruar vetëm një person (kapiteni) në bord. Shkaku i daljes në cektinë është gabim njerzor nga ana e tyre pasi nuk u orientuan dot të afrohej në portin e Vlorës duke u futur në zonën e Triportit.