Retorikën e ashpër të akuzave nga takimet me bazën socialiste për Lulzim Bashën, kryebashkiaku Erion Veliaj i intesifikoi nga studio e emisionit Open në Top Channel ku ishte I ftuar. Zoti Veliaj e akuzoi Lulzim Bashën se ka hequr dorë nga disa kauza të PD pasi është shpërblyer për ta bërë këtë nga disa biznesmenë. Veliaj akuzoi Bashën edhe për lejen e shtesës në pallatin ku banonte kryedemokrati. Reagimi i PD për këto akuza erdhi përmes dorëzimit në prokurori të një padie për shpifje në adresë të Erion Veliajt.