Ka mjaftuar modeli i një pallati në “Komunën e Parisit”, i cili u rikonstruktua nga projekti “Fondi i Komuniteteve”, për të nxitur banorët e një tjetër pallati ngjitur për të zgjedhur administratorin e për të aplikuar në këtë projekt, ku gjysmën e shpenzimeve të investimit e mbulon bashkia dhe gjysmën tjetër vetë banorët.