Mes drejtësisë, politikës dhe aludimeve, kërkesa e Sokol Sadushit që mblodhi kolegjet e Gjykatës së Lartë për rishkimin e paraburgimeve u shqyrtua sot. Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, kërkoi për të ridiskutuar vendimin e unifikues të vitit 2011 për praktikën e masës së sigurimit të arrestit me burg dhe kohëzgjatjen e saj. Sadushi ngre për diskutim pikën që gjykata nuk ka të drejtë të analizojë vendimin se përse masat e tjera të sigurisë nuk janë të përshtatshme. Një pikë tjetër është dhe diskutimi se rrezikshmëria e autorit nuk duhet të përcaktohet nga vepra penale. Ndërkohë që pika e tretë lidhet me barrën e provës. Nëse deri në këtë pikë diskutimi është thellësisht teknik për ekspertët e fushës, në rrafsh të gjerë aludohet për favorizime politike. Duke qenë se figura të rëndësishme politike si Erion Veliaj, Ilir Beqja, apo Ilir Meta po vuajnë paraburgimet, mendohet se ndryshimi i vendimit të vitit 2011 mund të sjellë lirimin e tyre nga paraburgimi. Kolegjet e Gjykatës së Lartë u mblodhën sot dhe pas diskutimeve të forta në sallë pritet vendimi që do të merret, por pyetja që ngrihet sot është, ky debat a mbetet juridik apo politik?