Veliaj sulmon PD dhe LSI/ Kreu i bashkisë: Basha komandohet nga të tjerët, e tërheq për hunde kunati
19/03/2021 15:13

Drejtuesi politik i PS në Tiranë, gjatë një takimi me të rinj të Njësisë 4 në kryeqytet, tha se Partia Socialiste ushqen ambicie për kushte dhe shërbime dinjitoze për qytetarët, ndryshe nga parti të tjera që synojnë t’i joshin të rinjtë me një filxhan kafe, apo një birrë në Jalë. Veliaj: Ne nuk jemi ata të birrave në Jalë. Unë mendoj se ambicia duhet të jetë më e madhe se ajo e një birre, apo e një kafeje. Ama, për të bërë më shumë biblioteka, për të bërë më shumë pista biçikletash, për të bërë më shumë terrene sportive, për të bërë më shumë konvikte, kampuse universitare, për të shtuar shërbimet te Karta e Studentit, për start up-et, për punë si TUMO dhe Piramida dhe si orientimi që po i bëjmë arsimit profesional, sidomos në teknologjitë dhe industritë kreative, 40 shkollat e reja duke filluar nga “Sami Frashëri”, për këto po. Ambiciet e vogla t’ua lëmë partive të vogla, ambiciet e mëdha i bën PS dhe Edi Rama. Më herët kreu i bashkisë së tiranës vizitoi një familje në Farkë, e cila hyri në shtëpi të re, më të madhe se ajo që iu shkatërrua në 26 Nëntor. Veliaj: Jam shumë i kënaqur se si ka ecur puna këtu në Farkë dhe në të gjithë Tiranën. Tani që kanë filluar edhe pallatet tek “5 Maji”, në Kombinat, shkolla “Sami Frashëri” dhe plot 40 kantiere të tjera shkollash, besoj se jemi shumë të qartë për datën 25 Prill dhe do vijojmë punën. Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës tha se Tirana dhe Shqipëria nuk mund të ecë përpara me modelin e “të fortit” mbi “Range Rover” 100 mijë euro, por që komandohet nga të tjerët. Veliaj: Kush ka bërë 99 shtëpi, bën edhe 100. Kush ka shtuar vetëm vilat e veta, nuk e bën dot. Atë nuk e voton dot as gruaja, e tërheq prej hunde kunati, i shkon presidenti nëpër zyra të zaptuara për ta mbrojtur. Një njëri që e komandojnë të tjerët nuk e bën dot këtë punë.

Top Channel/ Mesazhet e Ramës për socialistët, zbardhen 3 porositë e kryeministrit
07/04 22:19
Top News – Rama jep porositë për socialistët. Takime me qytetarët dhe fokus tek ekonomia
07/04 19:34
Top News-Sekuestrimi i pasurisë së Malltezit. Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e dhëndrit të Berishës
07/04 19:30
PD në krizë?/ Berisha gati planin për zgjedhjet e brendshme, nami zbulohen prapaskenat
07/04 18:38
Top News – ‘Asnjë bllokim negociatash’. Rama: Lajme të pavërteta, po ecim sipas parashikimeve
07/04 18:15
Top News – Etika kursen Ballën e Vokshin. Flamur Noka ndëshkohet me 20 ditë, Elda Hoti me 10
07/04 18:08
Top News – Balla nuk ka vendim për Spiropalin. Për Erion Braçen thotë se nuk po kritikon partinë
07/04 18:06
Top News – ‘Janë duke u hetuar nga SPAK’. PS refuzon komisionet e PD për ARRSh dhe AKSHI-n
07/04 16:36
Top Channel/ PD kundër për parqet teknologjike, Bozdo dhe Zhupa akuzojnë PS
07/04 15:16
Top Channel/ PS rrëzon komisionet hetimore, Balla përplaset me Bardhi
07/04 15:12
Top Channel/ Berisha: Ulni taksat e naftës! Qytetarët t’i bashkohen protestës më 17 prill
07/04 15:07
Top Channel/ Rama: Negociatat nuk janë bllokuar! Lançohet platformë punësimi
07/04 15:05
Top Channel/ “Të thuash që ka shumë korrupsion do të thotë të flasësh përçartë”, Rama: Dalin…
07/04 14:14
Top Channel/ “Rama mashtroi pensionistët”, Berisha: Rritja stratosferike e çmimeve po e godet…
07/04 13:44
Top Channel/ ‘Drejtorët e qarqeve i vendoste Partia’, Rama: Të gjithë ishin nën kthetrat e …
07/04 13:13
Top Channel/ ‘Nuk janë shëtitje në lëndinë’,Rama për Integrimin:Prilli muaji i diskutimeve intensive
07/04 13:10
Top Channel/ ‘Nuk janë shëtitje në lëndinë’,Rama për Integrimin:Prilli muaji i diskutimeve intensive
07/04 13:09
Top Channel/ ‘Falë kësaj administrate reflektohet pozitivisht’, Rama: Shpejtësi unike për integrimin
07/04 13:08
Top Channel/ ‘Ky portal krijon trasparencë’, Rama: Hapim një dritare të re për ata që duan të…
07/04 13:08
Top Channel/ ‘ Prezantimi i vendeve të lira të punës në sektorin publik’, Ibrahimaj: Portal unik…
07/04 13:06