Kryebashkiaku Erion Veliaj ftoi simpatizantët e PD dhe të LSI që të bashkohen me familjen socialiste. Nga Njësia 13, Veliaj theksoi se PS është forca më patriotike në vend, ndërsa theksoi se ajo asnjëherë nuk e cilësoi UÇK-në terroriste dhe as nuk votoi raportin e Dick Martit kundër Kosovës, sikurse bëri PD dhe LSI.