Veliaj pret Šefik Džaferović/ Kreut të Presidencës boshnjake i jepet çelësi i qytetit
06/10/2020 15:19

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në takim Kryetarin e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Sh.T.Z. Šefik Džaferović, të cilit i dhuroi edhe “Çelësin e qytetit”. Veliaj dhe Džaferović biseduan mbi rritjen e bashkëpunimit mes Tiranës dhe Sarajevës, e veçanërisht për të pasur më shumë shkëmbime mes të rinjve tanë dhe atyre boshnjakë. “Jam angazhuar se do të shfrytëzojmë vitin tonë, si Kryeqyteti Evropian i Rinisë, si mundësi fantastike për të pasur më shumë shkëmbime mes të rinjve tanë dhe të rinjve boshnjakë. Tirana dhe Sarajeva e kanë nisur një partneritet – ndoshta Covid19 na e ndërpreu për pak kohë, si një “lemzë” – por, do të rifillojmë me shumë energji bashkëpunimin mes Tiranës dhe Sarajevës, si dy qytetet që kanë e nisur këtë energji bashkëpunimi në rajon”, tha Veliaj. Kryetari i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës Šefik Džaferović u shpreh se ky është momenti i duhur për të hapur një faqe të re për të ecur përpara, veçanërisht në fushën ekonomike, politike dhe atë kulturore. “Qëllimi i kësaj vizite është forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës. Kemi të gjitha mundësitë për të pasur një bashkëpunim më të mirë mes dy vendeve. Është koha që të hapim një faqe të re dhe të ecim përpara, ekonomikisht, politikisht, kulturalisht. Pas gjithë këtyre takimeve që kemi pasur në Shqipëri, besoj se do të kemi një bashkëpunim më të mirë në të ardhmen”, tha Džaferović.

Top Channel/ Zjarr në kodrat e fshatit Leshnicë në Pogradec, era favorizon flakët
10/03 15:44
Top News – Konflikti në Lindjen e Mesme. Begaj udhëzon institucionet: Prioritet jeta e qytetarëve
10/03 15:38
Top News – Berisha takon deputetin e CDU. Kreu i PD: E njoha me bllokimin e drejtësisë nga Rama
10/03 15:37
Top Channel/ Armë nga Mali i Zi, importoheshin në Shqipëri për t’u shitur në Tiranë
10/03 15:31
Top Channel/ Rikthehen paratë e IPARD, 146 mln euro do shpërndahen për bujqësinë
10/03 15:27
Top Channel/ SPAK i përgjigjet Ramës: Po hetojmë çdo zyrtar që ka abuzuar
10/03 15:21
Top Channel/ Nisma për të ulur paraburgimet, çfarë synon Gjykata e Lartë
10/03 15:18
Top Channel/ Irani na sulmon Parlamentin, hakerët ekspozojnë dosje
10/03 15:02
Top Channel/ Ish-kryebashkiaku Dritan Leli paraqitet në SPAK si person në dijeni
10/03 15:01
Top News- Kokaina nga Kolumbia në Frakull/ Lihen në burg tre nga të arrestuarit e grupit
10/03 14:45
Top Channel/ Gjyqi i parafundit i portugezit Saraiva, mbrojtja: S’mund të dënohet pa prova
10/03 14:23
Top News – Prostitucion në një banesë me qira, arrestohen dy rumune në Fier
10/03 13:50
Top News – Hakerohen sistemet e Kuvendit. Dalin në shesh bisedat mes deputetëve dhe administratës
10/03 13:50
Top News- Atentati për hakmarrje në 2019-tën/ Fier, dënohen me nga 20 vite burg dy autorët
10/03 13:49
Top News – Një mbrëmje Gala, aty ku arti botëror u takua me kulinarinë e lartë shqiptare
10/03 13:12
Top Channel/ Trafik armësh nga Mali i Zi/ Goditet rrjeti, fusnin armë në Shqipëri, dy të arrestuar
10/03 12:47
Top Channel/ Sofra e Ditës së Verës/ Elbasan, festimet kanë nisur që më 1 mars në gjithë qytetin
10/03 12:29
Top Channel/ Restaurohet karakolli i Çajupit/ Monumenti historik rikthehet për turizmin kulturor
10/03 12:26
Top Channel/ Ndotet lumi Seman, banorët hedhin mbeturinat në lumë, mungon shërbimi i pastrimit
10/03 12:24
Top Channel/ Miku i Liçëve i shpëton policisë! Barush Bregu hapi zjarr mbi policinë
10/03 12:22
DIGITALB DIGITALB