Tirana mirëpriti edicionin e 8-të të LiboCon, konferencës ndërkombëtare vjetore të platformës teknologjike open source LibreOffice, me pjesëmarrjen e më shumë se 250 përfaqësuesve nga e gjithë bota, anëtarë të komunitetit të programuesve dhe zhvillimit të platformave kompjuterike. Nisur nga dobia që sjell një platformë e tillë, jo vetëm në funksionalitetin e një institucioni, por edhe në transparencën e tij, Veliaj ftoi edhe institucionet e tjera që të përqafojnë risi të tilla teknologjike.