Veliaj me zv/Kryeministrin e Maqedonisë së V, ftesë shqiptarëve atje për t’u regjistruar në census
23/03/2021 13:21

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mirëpriti Zv/kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, të cilit i dhuroi “Kullën e Sahatit”. Zv/kryeministri Grubi kërkoi mbështetjen e kryebashkiakut që të bëhet pjesë e fushatës për ndërgjegjësimin dhe mobilizimin maksimal në procesin e regjistrimit të diasporës, proces i cili ka filluar më 1 mars dhe përfundon në 21 prill. “Erioni është një figurë e dashur, jo vetëm për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, por edhe për ata të Kosovës dhe diasporës. Pa asnjë dyshim që, thirrja e tij për regjistrim do ketë një impakt shumë të madh deri tek bashkëqytetarët tanë, të cilët jetojnë në diasporë”, theksoi zv/kryeministri i Maqedonisë, Artan Grubi. Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi rëndësinë që ka procesi i regjistrimit dhe bëri një paralelizëm me Tiranën. “Kur morëm detyrën, në Tiranë kishim lagje të tëra që ishin populluar ndër vite, të cilat përdornin shërbimet, shfrytëzonin infrastrukturën, por regjistrimin e kishin në një qytet tjetër. Për këtë arsye nuk e dinim se sa banorë kishin lagje të caktuara, ndaj nuk buxhetonim dot mjaftueshëm për ndërhyrjet në infrastrukturë, nuk planifikonim dot shkollat e reja, për linja të autobusëve. Nëse regjistrimi është i rëndësishëm për një qytet, imagjino sa i rëndësishëm është për një shtet, ku të drejtat varen prej regjistrimit apo prej popullatës mbi 20%”, u shpreh Veliaj. Ndërsa, ai i ftoi të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe jo vetëm, që të regjistrohen, sepse duhen vetëm 5 minuta për ta kryer këtë proces.

Top Channel/ Tjetër aksident në Lezhë, përplasen katër automjete, shkak dyshohet parakalimi i gabuar
21/01 23:29
Top Channel/40 minuta kafe në një restorant në Vlorë, Rama dhe vajza e Trump largohen së bashku
21/01 21:19
Top Channel/ ‘Farsa elektorale’, Berisha: Merita e vetme e ministrave të Ramës që i thonë atij Zeus
21/01 20:50
Top News- Taksat vendore 2026, Bashkia e Tiranës mesazh bizneseve, si të vetëdeklarojnë të ardhurat
21/01 20:28
Top Channel/ Aksident i frikshëm në Lezhë, makina përmbyset pas përplasjes me shtyllën e ndriçimit
21/01 20:21
Top News- Makina përplaset me shtyllën e ndriçimit në Lezhë, përmbyset në mes të rrugës
21/01 20:13
Top Channel/ Reanimacioni pa drita, QSUT asnjë shpjegim për mosfunksionimin e gjeneratorëve
21/01 19:51
Top News – Dëmshpërblimet për fermerët. Kërkojnë për përmbytjet, por s’kanë marrë të zjarreve
21/01 19:22
Top Channel/ ‘Në diktaturë votohej me dajre dhe daulle’, Berisha: Sot pluralizmi shtypet me të…
21/01 19:06
Top Channel/ Berisha: Edhe në kohën tonë kishte korrupsion, por dhe një luftë të hekurt kundërt tij
21/01 19:04
Top Channel/ ‘Ylli ynë polar çështja kombëtare’ Berisha: Në 97 lëshuam pushtetin, vendim i dhimbshëm
21/01 19:02
Top Channel/ ‘Ne kemi mbrojtur të vërtetat e individit’, Berisha: Të vendosur të kthejmë në jetë…
21/01 19:01
Top Channel/ Këllici sulmon gjyqtaren Irena Gjokën: Ajo burgosi padrejtësisht kreun e PD dhe…
21/01 19:01
Top Channel/ ‘Në 24 janar para kryeministrisë’, Këllici: Jemi në beteje për të gjithë shqiptarët
21/01 18:54
Top Channel/ Këllici sulmon gjyqtaren Irena Gjokën: Ajo burgosi padrejtësisht kreun e PD dhe…
21/01 18:54
Top Channel/ Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump
21/01 18:46
Top Channel/ Burri bie aksidentalisht nga kati i 6-të, përfundon në tarracën e fqinjit
21/01 18:38
Top News- Bie nga kati i 6 në të 2 50-vjeçari / Dërgohet drejt spitalit
21/01 18:31
Top Channel/ Moti i keq shënon viktimën e parë në Greqi, pamje nga rrugët e mbuluara me ujë
21/01 18:14
Top Channel/ Shpërthen bombula e gazit pranë Kuzum Babas në Vlorë, pamje nga vendngjarja
21/01 17:35
DIGITALB DIGITALB