Veliaj: “Lista e PS dominohet nga të rinjtë, janë gjeneratori i programit tonë”
10/03/2021 13:51

Të rinjtë ishin një ndër risitë më të mëdha që solli Partia Socialiste në listën e kandidatëve për deputetë të 25 Prillit, falë edhe platformës “Deputeti që Duam”. Gjatë një takimi me përfaqësues të Forumit Rinor EuroSocialist, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili është edhe drejtues politik i Partisë Socialiste për këtë qark, u shpreh se të rinjtë në Shqipëri janë sot “partia” më e madhe, ndaj politikat e mazhorancës i adresohen atyre. “Po të ishte parti më vete, grupmosha 18-30 vjeç do ishte “partia” më e madhe në vend, se jemi ende një popull i ri. Ndaj, temat që përqafon sot e majta dhe që i ka në doktrinën e vet janë thellësisht të ndjeshme për rininë. Shumë nga punët që ne bëjmë në Bashkinë e Tiranës, duke filluar nga shkollat e reja, Karta e Studentit, konviktet e reja, kanë një përputhshmëri me çështjet ku rinia ka interes,” tha Veliaj, duke kujtuar se modeli i mëparshëm i PD dhe LSI ishin “Kristali” dhe “Vitrinat”, pa folur për konviktet, ku 90% e tyre ishin të zaptuara. Ajo që veçoi Veliaj, ishte fakti se taksa progresive mund të quhet pa mëdyshje sot taksa që ndihmon të rinjtë, pasi i jep mbështetjen kryesore në hapat e parë të jetës për ta. “Shumica e të rinjve nuk e nisin punën me rrogë 2 milion e gjysmë lek. Të rinjtë e fillojnë me një pagë minimale. Tani që paga minimale do të bëhet 400 mijë lekë, me programin tonë të ri dhe në mandatin tonë të ardhshëm, taksa për këtë fashë do të jetë sërish zero,” tha Veliaj, duke theksuar se ajo që PD propozon është minus 9% e pagës që në ditën e parë të punës për të rinjtë, përmes taksës së sheshtë. Veliaj tha se arsyeja më e madhe pse duhet votuar Partia Socialiste është vetë lista, e cila përfshin si asnjëherë më parë dhe si asnjë forcë tjetër politike të rinjtë, ndryshe nga PD që vazhdon me fosilet 30-vjeçare, por dhe siglat e partive anonime. “Nëse shumica e listës sonë janë të rinj, shumica e listës që kemi përballë janë fosile. Ne nuk kemi PD-në përballë, kemi kryetarin e PR-së, kryetarin e PDK-së, kryetarin e PDIU-së, kryetarin e PBDNJ-së, pra kryetarë të partive pa anëtarë,” nënvizoi Veliaj.

Top Channel/ Zbulimi arkeologjik në Bushat, qyteti antik shpallet zonë e kategorisë “A”
16/03 15:26
Top News – ‘Gonzato sillet si ambasador i Ramës’ / Berisha: Po mjegullon qëndrimin e PD në Bruksel
16/03 15:18
Top Channel/ Bomba ndaj policit në Lezhë, e vendosën dy persona me një motor
16/03 15:08
Top Channel/ Bombë me porosi nga burgu i Fushë-Krujës, kapen 7 ndihmësit e atentatorit
16/03 15:06
Top News-Largohet Sali Berisha? PD hap garën për kryetar të ri/ Grup pune dhe për Statutin e Partisë
16/03 14:41
Top News- Tritoli në makinën e policit/ Detaje nga hetimet, lënda plasëse u vendos nga 2 persona
16/03 14:32
Top News- Ku të punosh? Sektorët me pagat më të mëdha në vitin 2025
16/03 14:21
Top News – Rezoluta kundër Iranit gati për miratim. I kalon konferencës së kryetarëve, pritet votimi
16/03 14:21
Top News – Ra nga ballkoni. Zbardhet vdekja e 20-vjeçares shqiptare në Itali
16/03 13:48
Top News – Rama takime në Vlorë. Marrin pjesë deputetë e drejtues të bashkisë
16/03 13:27
Top News- Digjen kodrat e fshatit Sherisht në Vlorë, era përhap flakët
16/03 13:18
Top Channel/ Në prag të nisjes së sezonit turistik, Rama takon deputetët dhe drejtuesit e Vlorës
16/03 13:08
Top Channel/ Zjarr në kodrat e fshatit Sherisht të Vlorës, era e fortë vështirëson situatën
16/03 13:07
Top Channel/ Bomba ndaj policit në Lezhë! E vendosën dy persona me një motor
16/03 12:41
Top Channel/ Bombë kamionit në Spaç! Nuk shpërtheu. E dalluan shoferët dhe lajmëruan policinë
16/03 12:40
Top Channel/ Bombë me porosi nga burgu 7 të arrestuar. Ndihmuan atentatorin
16/03 12:40
Top News – Imuniteti i Ballukut, Berisha nga SPAK: Rama nuk mbron atë, por veten
16/03 12:27
Top News – Berisha akuza institucioneve të drejtësisë: Kanë lëpirë çizmet e Irena Gjokës
16/03 12:24
Top News – Berisha nga SPAK: Rama sulmon drejtësinë mizorisht, KLGJ dhe ILD nuk guxojnë të reagojnë
16/03 12:23
Top News – Çështja ‘Balluku’, Berisha – Ramës: Dosja jote nuk do të mbyllet kurrë
16/03 12:23
DIGITALB DIGITALB