Veliaj e nis fushatën nga Njësia 5: Parking-mitingu i PD-së, si varrezë makinash
26/03/2021 13:52

Fushata elektorale këtë herë do jetë ndryshe. Kjo u duk qartë edhe në hapjen e djeshme të fushatës elektorale të Partisë Socialiste, mbrëmjen e djeshme në sheshin “Skënderbej”. Sot, nga Parku Olimpik i Tiranës u prezantua kandidati për deputet në listën e Partisë Socialiste për Tiranën, Pandeli Majko. Drejtuesi politik i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj tha se Partia Socialiste do të zhvillojë një fushatë qytetare, gjë që e tregoi edhe në çeljen e saj, ndryshe nga opozita që nuk kujdeset për shëndetin e njerëzve, por organizon festa covdi. “Ne do i respektojmë të gjitha rregullat dhe protokollin sepse besoj se duke u kujdesur për shëndetin, japim edhe një mesazh të fortë, se në qoftë se politika nuk kujdeset për shëndetin, por organizon festa Covidi, atëherë do të thotë se kemi çeduar tek misioni ynë, që është t’i shërbejmë qytetit dhe shëndetit të çdo qytetari. Kur krahason se me çfarë pamë te sheshi “Nënë Tereza”, një parking-miting, më dukej si një varrezë makinash ose ato që shesin buzë rrugës, edhe mendova, sa pak gjëra kanë ndryshuar që nga ’96 për atë pjesë të politikës, edhe sa shumë gjëra kanë ndryshuar për ne, që prapë vazhdojmë të ndryshojmë dhe kërkojmë të sjellim më shumë ndryshime”, u shpreh Veliaj. Ishte kryebashkiaku Veliaj ai që lexoi pyetjet e qytetarëve drejtuar kandidatit për deputet Pandeli Majko, duke ritheksuar se kjo fushatë do jetë digjitale, në respektim të rregullave të vendosura në kuadër të Covid 19. I pyetur për mënyrën e hapjes së fushatës së Partisë Demokratike në kundërshtim me çdo rregull të vendosur, Majko theksoi se ata treguan veten e tyre. “Ne kemi detyrë që mitingun më të madh ta bëjmë te kutia e votimit. Kundërshtarët na ndihmuan sepse shumë njerëzve, të cilët mbase ishin në një lloj udhëkryqi, por sa i përket votimit ju treguan se kush është alternativa tjetër që mund të vijë. Ne respektuam të drejtën qytetare për shëndetin dhe respektuam ata që janë mbretërit e kohës sonë. Mbretërit e kohës sonë janë mjekët dhe jo pa qëllim, ne në krye të listës së Tiranës kemi vendosu dy shkencëtare, dy gra të cilat janë protagoniste dhe zëdhënëse të opinionit publik për dy nga çështjet themelore që po kalon shoqëria Shqiptare, tërmetin dhe korona virusin”, sqaroi Majko. Ai gjithashtu komentoi edhe vendosjen i 19-i në listën e kandidatëve për deputetë për qarkun e Tiranës. “Çfarë mendimi ka Pandi që është kaq poshtë në listat e PS në Tiranë?”, ishte pyetja. Ndërsa Majko tha se është një përgjegjësi përballë elektoratit socialist.

Top Channel/ Rama mbledh socialistët më 28 mars, zbardhet axhenda e takimit
25/03 19:44
PS-PD bëhen bashkë për reformën territoriale?/ Zbulohen prapaskenat e mëdha
25/03 18:35
Top News -Rama mbledh qeverinë dhe deputetët. Fokus reforma territoriale dhe komunikimi me qytetarët
25/03 17:41
Top Channel/ Berisha sulmon Marta Kos, e akuzon për deklarata raciste kundër shqiptarëve
25/03 15:15
Top Channel/ Dëgjesa me bashkitë”, Bozdo: Kur të vije çasti duhet të thirren dhe…
25/03 13:50
Top Channel/ Deklaratat e Marta Kos për korrupsionin në Shqipëri, Berisha: Raciste dhe korruptive
25/03 13:47
Top Channel/ Komisioni Posaçëm Parlamentar për Reformën, Mazniku: Nga java tjetër kemi…
25/03 13:44
Top Channel/ Përjashtimet e këshilltarëve të PD në Durrës, Berisha: Shkak jo mendimi, por…
25/03 13:38
Top Channel/ Mungesa në Kuvend për votimin e Ballukut, Berisha: Spiropali kërkon qiqra në hell
25/03 13:37
Top Channel/ “Shoqëria shqiptare e pranon korrupsionin”, reagon Berisha: Deklaratat e Kos janë…
25/03 13:37
Top Channel/ Berisha në konferencë: Nuk ndëshkohet kush për fjalën dhe mendimin
25/03 13:11
Top Channel/ Arrestimi i të rinjve shqiptarë në Beogra, Berisha: Kërkoj lirimin urgjent, ose do…
25/03 13:01
Top Channel/ Spiropali replikë me Ballën, ish-ministrja: Të mblidhet pa vonesë grupi i PS
24/03 23:02
Top News – Rregullorja e re e Kuvendit. Peleshi kërkon PD, Bardhi: Jo proces të njëanshëm
24/03 19:47
Top News- Përplasje në PS, Spiropali i përgjigjet Ballës: Thirre grupin dhe diskutojmë
24/03 19:46
Top Channel/ S’ka dhuratë për Metën, Gjykata i refuzoi lirinë në ditën e 57-vjetorit të lindjes
24/03 15:15
Top Channel/ Berisha: Jo bashkëpunim me PS! PD paraqet variantet e saj për reformën
24/03 15:09
Top Channel/ PS bën ligj për referendumet, fokusi “tek vendimmarrja direkte e qytetarëve”
24/03 15:07
Top Channel/ Përvjetori i sulmeve të NATO-s, Berisha: Kosova të bëhet pjesë e…
24/03 15:03
Top Channel/ Ligji për referendumet, Balla: PS e ka gati draftin, fokusi është te çështjet e veçanta
24/03 13:44