Veliaj, akuza për PD dhe LSI/ “Po kandidojnë të larguarit nga Vettingu në drejtësi”
12/02/2021 15:20

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga deputeti Fatmir Xhafaj, u tha banorëve të njësisë 10 në kryeqytet se të korruptuarit në drejtësi që i kapi rrjeta e vetingut, kanë farkëtuar një aleancë me subjekte politike të opozitës. “U bë reforma në drejtësi, ikën ata që e kishin uzurpuar. Nëse nuk kanë lidhje me gjyqtarët e prokurorët e korruptuar, pse po i kandidojnë në listat e LSI-së dhe të PD-së? Ata duhet të gëzohen kur hiqen këta çibanë nga trupi i drejtësisë. Përkundrazi, po i marrin në mbrojtje dhe iu thonë hajde kandidoni, pasi ju ka hequr vetting-u, që të kemi mjaftueshëm vend në parlament të bllokohet reforma në drejtësi. Nuk ka për të ndodhur!”, tha ai. Ndërsa se çfarë përfaqëson në këto zgjedhje Lulzim Basha, Erion Veliaj citoi një prej njerëzve të respektuar në PD. Keni parë lider botëror që do të marrë pushtetin, por që nuk e voton gruaja e vet? E tha mirë Besnik Mustafaj, kur s’ka besim as familja jote, kërcet diçka, kur del nga shtëpia me votën tënde tek-pull, kërcet diçka, se nuk i bind dot as ata. Çuni i xhaxhait nuk ka besim as te kushëriri i vet! Këta e kanë kollaj, se si në Gërdec thonë: “jo, jo, nuk janë fisi im”. Si? Nuk janë fisi yt? Stili i Saliut, “baxhanaku që vdiq në Gërdec nuk është i imi””, tha ai. Debatit dhe kritikëve se përse kaq shumë ndërtime në Tiranë, Velija u tha. Dëgjoja Joridën dje dhe Gert Bogdanin, që thoshin ndërtimet në Tiranë. Pra, kur ndërton familja Tabaku dhe familja Bogdani, ndërtimet janë ok, kur ndërton dikush tjetër, që s’është as i mamit e as i babit, atëherë ndërtimet janë gabim. Vetëm kur PD-ja përfiton, pasurohet, bëhet me 5 vila!”

Top News – Rregullorja e re e Kuvendit. Peleshi kërkon PD, Bardhi: Jo proces të njëanshëm
24/03 19:47
Top News- Përplasje në PS, Spiropali i përgjigjet Ballës: Thirre grupin dhe diskutojmë
24/03 19:46
Top Channel/ S’ka dhuratë për Metën, Gjykata i refuzoi lirinë në ditën e 57-vjetorit të lindjes
24/03 15:15
Top Channel/ Berisha: Jo bashkëpunim me PS! PD paraqet variantet e saj për reformën
24/03 15:09
Top Channel/ PS bën ligj për referendumet, fokusi “tek vendimmarrja direkte e qytetarëve”
24/03 15:07
Top Channel/ Përvjetori i sulmeve të NATO-s, Berisha: Kosova të bëhet pjesë e…
24/03 15:03
Top Channel/ Ligji për referendumet, Balla: PS e ka gati draftin, fokusi është te çështjet e veçanta
24/03 13:44
Top Channel/ Balla: Kavaja do vëmendje më të madhe se qeveriset nga PD-ja dhe ata kanë më…
24/03 13:42
Top Channel/ Balla në konferencë: Ne shtatorë fillojnë përgatitjet për…
24/03 13:42
Top Channel/ Balla: Një nën grada si puna e tij është problem për Partinë Demokratike, për mua ai…
24/03 13:24
Top Channel/ Balla në konferencë për shtyp: Jam shumë mirënjohës Gjermanisë për…
24/03 13:24
Top Channel/ Kreu i grupit parlamentar të PS-, Balla: Për ligjin e referendumin e pres që…
24/03 13:16
Top Channel/ Balla në konferencë për shtyp: Opozita duhet të distancohet nga…
24/03 13:10
Top Channel/ Kreu i grupit parlamentar të PS-ë, Balla në konferencë: Kushtetua nuk e ka…
24/03 12:56
Top Channel/ Taulant Balla në konferencë për shtyp: Kushtetuta e përcakton si mbahet referendumi
24/03 12:50
Top Channel/ Berisha sfidon kritikat, paralajmëron protesta të tjera
23/03 15:10
Top Channel/ Berlini reagon ashpër për protestën: Jo sulme ndaj njerëzve e pronës
23/03 15:07
Top Channel/ Protesta e PD, 15 arrestime për molotovët, 9 protestues procedohen në gjendje të lirë
23/03 12:40
Top Channel/ Gjermania dënon dhunën në protestë: Protesta po, por jo sulme ndaj njerëzve e pronës
23/03 12:39
Top News – ‘Nderuat 22 Marsin’. Berisha falenderon protestuesit, një mesazh për Ramën
22/03 21:53
DIGITALB DIGITALB