Ajo erdhi nga Afrika e varfër, në tokën evropiane në Shqipëri për një jetë më të mirë, por humbi jetën në rrethana tragjike. 22-vjeçarja keniane Xhoi Aoko u gjet me dëmtime dhe thyerje masive në të gjithë trupin, duke u lënë të lëngonte poshtë ballkonit të rezidencës ku jetonte për mëse 30 orë. Një histori thriller që u tentua të mbyllet përfundimisht si vetëvrasje, por nxjerr zbuluar elementë të dyshimtë mbi atë që i ndodhi krupieres së një kazinoje. Dokumentet që nxjerrin zbuluar mosveprimet e organeve ligjzbatuese dhe dyshimet për mbulimin e një krimi makabër të njerëzve me lidhje të forta… Çfarë fshehin shoqet e Xhoit dhe shoferi i kompanisë ku vajza fatkeqe punonte ?!