Varret monumentale të Selcës janë mbretërore dhe i përkasin princërve e princeshave të qytetit të lashtë Pelion. Janë varre monumentale dykatëshe të futura brenda në shkëmbinj në një kodër të bukur të gjelbëruar në fshatin Selcë e Poshtme, në zonën e Mokrës, Pogradec. Sot kemi vizituar këtë zonë bashkë me arkeologen Froseda Angjellari Tola, për të zbuluar më tepër rreth historisë.