Angjelina Nika bashkëshortja e këngëtarit Gezim Nika është një prej koreografeve dhe valltareve më të njohura shqiptare e më të talentuara, e cila ka realizuar mbi 100 koreografi nga çdo krahinë shqiptare. Angjelina Nika u njoh me Gëzim Nikën, bashkëshortin e saj, në ansamblin "Dardania" në Tropojë kur ajo ishte 16 vjeç. Ajo ka marrë pjesë në shumë festivale në Shqipëri, Europë dhe Amerikë dhe është vlerësuar me shumë çmime. Angjelina është një femër e cila ka punuar fort për të realizuar ëndrrën e saj dhe për Angjelinën çdo gjë është e mundur, nëse punon fort do të mund arrish atje ku dëshiron. Autore : Ledja Liku