Krah vaksinimit të rreth 30% të mësuesve, ky proces këtë të martë ka nisur edhe për akademikët. Në universitetin e Tiranës do të marrin sot dozën e parë të vaksinës Astrazeneca 200 pedagogë. Gjatë vizitës së kryeministrit dhe ministres së Shëndetësisë në ambientet e universitetit politeknik të kthyer në qendër vaksinimi u njoftua se sipas planit të vaksinimit me vaksinat ruse Sputnik do të vijojë vaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç.