Haki Ramadani 62 vjeç është në pritje për marrjen e vaksinës kundër gripave sezonal tash e dy muaj. Për shkak të moshës së shtyrë bashkë me bashkëshorten tregon se e marrin këtë vaksinë prej pesë vjetësh, pasi u ndihmon në ngritjen e imunitetit gjatë sezonit të vjeshtës dhe dimrit. Por, në mungesë të vaksinës atij i janë shfaqur simptomat e para, çka e ka shtyrë të marrë rrugën drejt mjekut familjar.