Në këtë episod të Për'puthen një nga konkurrentet, Kelda është përjashtuar përfundimisht nga programi për shkak të sjelljes së saj të pahijshme dhe ofendimeve e hedhjes së mikrofonit që kjo e fundit bëri ndaj Ketrinës. Situata e agravuar bëri që Megi të kërkonte sigurimin dhe që Kelda të përjashtohej. Ç'ka ndodhur mes Keldës e Gentit? Cilat janë hatërmbetjet që situata eskaloi në dhunë? Për'puthen, reality show më i ndjekur i dashurisë në Shqipëri. Djem dhe vajza të reja, në prezencën e kamerave dhe syrit të publikut përjetojnë flirtet, pëlqimet, xhelozitë, intrigat, lidhjet e dashurisë dhe emocionet më të sinqerta. Programi i përditshëm që pasqyron një pjesë të realitetit shqipar, është kthyer tashmë në fenomen me mbi 1 miliardë klikime. Çdo ditë nga e hëna në të premte, ora 18:15 Autore: Eralda Kenaj Moderatore: Megi Pojani Opinionistë: Arjon Muça, Zhaklin Lekatari