Selime Hasa u zhduk më 23 qershor të këtij viti në Fier dhe nuk u gjet për shtatë ditë me radhë nga prindërit e shqetësuar. Siç u mësua më vonë, 37-vjeçarja ishte rrëmbyer nga një person, të cilin ajo e quante me emrin Miri. Ky I fundit e kishte mbajtur të renë në banesën e tij, ku kishte abuzuar me të seksualisht. Identiteti I plotë I këtij personi nuk dihet ende, pasi edhe 37-vjeçarja nuk ka informacion më të saktë për të. Gazetar: Kristo Kote