Ky është Prime-i i emocioneve të forta, i lotëve, por edhe i dashurisë, faljes, ndjeshmërisë. Situata nga më të ndryshmet do ta përshkojnë mbrëmjen dhe protagonistët do të jenë vetë ata, konkurrentët, që do të përballen me njëri-tjetrin; do të ndryshojë rrjedha e mjaft situatave. Nga ana e tjetër një vajzë e re bëhet pjesë e programit, Livia, e cila vjen enkas nga Italia për një eksperiencë të re në Për'puthen. Që sonte ajo do të thumbojë djemtë, me nga një letër pikante për secilin prej tyre. "Për’puthen Prime" , programi dating më i ndjekur në Shqipëri vjen të dielën mbrëma me ngjarje exclusive, të pathënat e javës , takimet, xhelozitë, diskutimet, te ftuar, etj... Çdo të diel, ora 21:00 në ekranin e Top Channel. Autore: Olsa Muhameti Moderatore: Bora Zemani Opinionist: Arjan Konomi