Eksperti për çështjet e sigurisë dhe ish-ushtaraku Redion Qirjazi foli në Top Talk për buxhetin e mbrojtjes, teksa për forcat e armatosura janë në dispozicion 370 mln euro. Ai zbuloi se çfarë fshihet pas ngritjes së forcës rezerviste të ushtrisë shqiptare dhe përpjekjet për ringitjen e industrisë së armatimeve përmes kompanisë KAYO, që do të marrë në dorë tre ish-uzinat në Mjekës, Gramsh dhe Poliçan.