Eksperti i bujqësisë, Ilir Pilku, analizoi në Top Talk situatën aktuale të bujqësisë në vendin tonë, përfshirë eksportet. Statistikat e fundit tregojnë se prodhimi vendas ka pësuar rënie, situatë që është pasuar edhe nga faktorë të tjerë jofavorizues. Ai shpjegoi se si duhet të veprohet për të shpëtuar bujqësinë shqiptare. Programi "Top Talk" është emision i përditshëm që trajton tema aktuale në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Me të ftuar të specializuar, analiza të thelluara dhe debate dinamike, programi sjell informacione të rëndësishme dhe opinione mbi zhvillimet më të fundit që ndikojnë në xhepat tanë, tregje dhe ekonomi. Nga e hëna në të premte, ora 15:45 Autor/Moderator: Angelo Haruni