1 Maji ishte një ditë e vërtetë pune për politikën shqiptare dhe kur kjo datë korespondon me 10 ditëshin e fundit të zgjedhjeve Rama dhe Berisha i thirrën eksperiencës politike për ta ndezur vetë të parët fushatën. Edi Rama i kujtoi shqiptarëve se vota për Berishën do ta kthente Shqipërinë në të shkuarën. Për të karikuar demokratët në ditët më vendimtare të fushatës, pas udhëzimeve online të dhënë nga strategu amerikan, Chris LaCivita i pari që ashpërsoi gjuhën ishte drejtuesi politik i PD në Elbasan, Tomorr Alizoti dhe pas tij edhe vetë kreu i PD, Sali Berisha. A përfundoi qetësia e tejzgjatur e këtyre zgjedhjeve? Çfarë do të presim në 10 ditët e ardshme? Përse zgjodhën palët të ashpërsojnë gjuhën?