Prokuroria e Tiranës ka dalë në konkluzionin se dhuna e ushtruar ndaj dy anëtarëve të fisit Maja nga anëtarë të fisit Rraja, nuk u ka rrezikuar jetën, edhe pse kanë pasur thyerje kockash në kokë e trup. Prokuroria ka kërkuar që të ndryshohet akuza për anëtarët e fisit Rraja, familjarë të ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, duke e kthyer nga “plagosje të rëndë me dashje, në bashkëpunim”, në “plagosje të lehtë me dashje”. Prokuroria u kërkon viktimave të dhunës që të ushtrojnë ankim, ose në të kundërt nuk mund të vazhdohet me ndjekjen penale ndaj autorëve. Gazetar: Kristo Kote Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj