Është zgjidhur kriza e krijuar nga bllokimi i trafikut ajror për shkak të stresit kolektiv që pushtoi 74 kontrollorët ajrorë të Albkontrollit. Pak pasi ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku doli në konferencë për shtyp në pistën e aeroportit dhe tha se e kishte gjetur zgjidhjen, në Rinas u ulu avioni i parë.