20 milionë vetë në Kinë rrezikojnë ekspozimin ndaj ujit të ndotur me arsenik. Për të dalë në një përfundim të tillë, autorët e studimit të publikuar në revistën “Shkenca” përdorën të dhënat mbi gjeologjinë e vendit, duke arritur kësisoj të parashikojnë cilat janë zonat me gjasat më të mëdha të prekjes nga helmi.