Ujërat e zeza të bashkisë së Belshit derdhen në liqenin e Mullinzës, jo më shumë se 500 metra në anën lindore të Belshit. Paraqitet domosdoshmëri trajtimi i ujërave të zeza në këtë zonë me pritshmëri të mëdha turistike. Por ndërkohë që Bashkia e Belshit ka gati projektin për trajtimin e ujërave të zeza, e ka të vështirë financimin.