Në një video-mesazh të fundit në rrjetet e saj sociale Ministrja Besa Shahini ka njoftuar mbi publikimin e udhëzuesit për fillimin e vitit shkollor 2020-2021. “Sot është botuar udhëzuesi i ASCAP që tregon për skenarët e ndryshëm, të cilët do të zbatohen në shkolla të ndryshme për të siguruar distancimin social, shëndetin e nxënësve dhe mësuesve, kur të kthehemi në shkolla”, – thekson ajo teksa u jep përgjigje edhe disa prej pyetjeve të ngritura nga nxënësit dhe prindërit.